Flet heroi i Barcelonës
Barça arriti që të kthente rezultatin prej 4 me 0 në ndeshjen e parë për të fituar 6 me 1 dhe për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Tre golat e fundit të ndeshjes erdhën në dhjetë minutat e fundit, dhe i fundit erdhi krejt në sekondat e fundit nga Sergi Roberto.
Pas takimit ai ka thënë se gjithçka ishte komplikuar në kohën kur Edinson Cavani ngushtoi rezultatin në 3 me 1, por puna e mrekullueshme e ekipit bëri që gjithçka të kthehej në favor të katalonasve.
“Gjithçka u kompletua kur ishim 3 me 1, por të gjithë punuam shumë dhe bëmë punë të mirë deri në fund. Kur e pash topin se më erdhi afër vetëm gjuajta dhe nuk di ta përshkruaj”, ka thënë ai pas takimit, transmeton Koha.net.



