Flet kapiteni i Bocas: Ata mund të më kishin vrarë

Flet kapiteni i Bocas: Ata mund të më kishin vrarë

Kapiteni i Boca Juniors, Pablo Perez ka deklaruar se do të kishte frikë për jetën e tij nëse ndeshja e dytë e finales së Copa Libertadores do ishte lejuar të luhej.

Ndeshja – fillimisht e planifikuar për të shtunën – u shty përsëri për të dielën pasi autobusi Bocas u sulmua me gur kur mbërriti në stadiumin ‘Monumental’, me Perez e shokët e tij që mbetën të lënduar, shkruan Periskopi.

Edhe një shtyerje ndodhi me zyrtarët e Conmebol, Bocas dhe Plates që do të takohen në Asuncion, Paraguaj të martën për të diskutuar një datë të re – dhe potencialisht vendndodhjen.

Image result for Boca attacked bus

Nuk mund të luaj në një fushë ku e di që mund të vdes”, tha ai. “Si mund të luani në një fushë ku nuk ka siguri?”

Çka nëse do kishim luajtur dhe ido kishim fituar? Kush na nxjerr nga atje?”

”Njerëzit ishin të çmendur para se të hynim aty, imagjinoni nëse do fitonim atje, çfarë do të kishte ndodhur? Ata mund të më kishin vrarë”.

”Dhe unë kam tri vajza, gruan time… vajza ime më e madhe më përqafoi kur mbërrita në shtëpi dhe ajo po qante”, tregoi i emocionuar Perez. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: