Flet kryetari i FFK: Këta lojtarë janë të bekuar nga presidenti i ndjerë, Fadil Vokrri
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur pas triumfit të ‘Dardanëve’ ndaj Azerbajxhanit.
Ai ka deklaruar se gjitha sukseset i takojnë presidentit të ndjerë, Fadil Vokrrit.
”I falenderoj të gjithë, sepse e kemi nisur një gurthemel bashkë me këta lojtarë. Këta futbollistë janë të bekuar nga presidenti i ndjerë, Fadil Vokrri, të cilin e falenderoj atje lart sepse falë tij sonte po festojmë”.
”Kemi kriju një grup shumë të mirë dhe i falenderoj të gjithë. Besoj dhe kam besuar në këtë grup”, tha ai. /Periskopi/



