Ja pse u rendita para akademikëve të LDK-së
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri në një intervistë të shkurtër për GazetaBlic ka folur në lidhje me kandidimin e tij.
Tahiri gjithashtu ka folur për koalicionin e partisë së tij me LDK dhe për mundësinë e fitores.
“E kam dëgjuar që janë bërë disa debate rreth atyre shkrimeve kinse Labinot Tahiri lë mbrapa akademiket e shumë të tjerë neper partitë e koalicionit, por unë ju them të drejtën se nuk ndjehem mirë për këtë që është shkruar, sepse as unë dhe askush nuk mund ta zë vendin e dikujt apo t’ia marr vlerat dikujt tjetër” tha Tahiri në përgjigje për GazetaBlic.
Kjo është intervista e plotë:
GazetaBlic: Cila do të jetë puna e parë që do të bëni nëse zgjedhin deputet i Kuvendit të Kosovës?
Tahiri: Nuk e di se si zhvillohen ngjarjet në parlament për t’i parashtruar kërkesat e mija për ata qytetarë të cilët ma besojnë mua këtë rrugë si deputet në parlamentin tonë. E di një gjë shume mire, se çfarëdo që ka të bëjë me politika sociale apo kërkesa për një spital te duhur kundër leokimisë, sepse u bënë shumë shpenzime nga populli, e nga shume familje të cilat paratë po ju harxhohen në vende të huaja për t’i shëruar këto raste…! Pra do jem një zë që do kërkojë çka do që është e mirë për vendin. GazetaBlic: Pse numrin 10-të në listë për deputet?
Tahiri: Ju them të drejtë me sinqeritetin tim, se numrin të cilin e ka ndarë koalicioni për të mbetur emri im, normalisht me insistimin e Behgjet Pacollit, unë e kam lexuar vetëm në media. Më herët asnjëherë njohuri nuk kam pasur për këtë numër. E kam dëgjuar që janë bërë disa debate rreth atyre shkrimeve kinse Labinot Tahiri lë mbrapa akademiket e shumë të tjerë neper partitë e koalicionit, por unë ju them të drejtën se nuk ndjehem mirë për këtë që është shkruar, sepse as unë dhe askush nuk mund ta zë vendin e dikujt apo t’ia marr vlerat dikujt tjetër. Pra vendi ka nevojë edhe për më shumë akademikë dhe unë në këtë rast ndjehem mirë që jam në një listë me emra të tillë pa marrë parasysh se ku do ishte bërë koalicioni. Mbi të gjitha, pak rendësi ka numri, sa ka rendësi puna se si po e bëjmë për qytetarët tanë apo mundemi t’i mbajmë premtimet apo nesër pas zgjedhjeve si po veprojmë me ta. Kjo është më e rëndësishme.
GazetaBlic: A do të ndihmoni me të vërtet nevojtarët apo janë veç premtime të fushatës?
Tahiri: Unë nuk e pëlqejë termin FUSHATË, sepse këtë punë që më njohin të gjithë, nuk e bëjë sot në muajin maj apo qershor, por e bëjë prej që ma dha Zoti dhe puna ditë të mira e i begatuar me suksese. Pra unë qysh fëmije e kam ndarë bukën e gojës me shokët dhe vëlla e motër. Unë do bëjë sot nesër dhe gjithë jetën kështu si e bëjë sot. Nuk ndryshon emri im nëse marr ndonjë post, postet vijnë e shkojnë, populli ka nevoje të ketë afër vetës edhe më shumë humanist në një kohë kur bota është e pa drejtë e sidomos qytetarët tanë në këto rrethana.
GazetaBlic : Pse zgjodhët AKR-në?
Tahiri: AKR-në e zgjodha, për arsye se Behgjet Pacolli ishte, është dhe do të mbetet njëri që investoi në atdheun e tij dhe ndihmoi kur ne ishim fëmijë që loznim nëpër lagje. Pra atë e admiroj për veprimtarinë humane. AKR-ja është parti e mundësive se ku mund t’i shprehim idetë.
GazetaBlic: Si e vlerësoni kolaicionin LDK-AKR?
Tahiri: Koalicioni zakonisht nga secila parti bëhet kinse për të mirën e vendit dhe qytetarëve, kush do që ka bërë koalicion uroj të punojnë vërtet për këtë popull të harruar edhe nga shumë miq tanë siç edhe është mos dhënia e vizave. Të bëhet liria e lëvizjes dhe e shumë veprimeve të tjera për vendin, e jo të thuhet u bë për të mirë e pastaj asgjë mos të bëjmë. Partia vendos për këto gjëra dhe mbi të gjitha presidenti i partisë sonë Behgjet Pacolli.
GazetaBlic: A mendoni se do t`I fitoni këto zgjedhje?
Tahiri: Zgjedhjet edhe mund t’i fitojmë edhe jo, por nëse fitojmë shtrohet pyetja se çfarë do bëjmë sepse ka shumë punë për të bërë. Pastaj zgjedhjet për t’i fituar, duhet të punojmë shumë duhet të kemi kujdes shumë se çfarë t’i afrojmë qytetarit e jo vetëm të dalim e të lobojmë.



