Flet legjenda e Arsenalit për lojën e Guardiolës
Thierry Henry: “Nëse nuk të pëlqen loja e Manchester Cityt, nuk të pëlqen as futbolli”
Francezi ka thënë se i pëlqen të shikojë ndeshjet e Pep Guardiolas, dhe thotë që loja që po e prodhojnë “Qytetarët” duhet të admirohet nga të gjithë, raporton “Talksport.com”, transmeton Periskopi.
City janë tetë pikë larg në vendin e parë në Premier Ligë dhe kanë 13 fitore rradhazi dhe nëse të dielën e mposhtin Manchester Unitedin do ta thyenin rekordin si skuadra me rezultatin më të mirë në histori.
“Skuadra është pabesushme”, tha Henry. “E di që është shumë e vështirë të luash çdo fundjavë, ose çdo tre ditë nëse e futë edhe Ligën e Kampionëve aty, të luash mirë e të i kënaqesh njerëzit dhe të qendrosh në pozitën tënde e ta pasosh topin”.
“Ata gjithmonë luajnë në gjysmën e skuadrës kundërshatare, e cila është shumë më e vështirë. Kërkon më shumë intensitet” , shtoi Henry.
“E respektoj shumë Citin. Nëse nuk ju pëlqen loja e tyre, nuk ju pëlqen futbolli.”
Francezi ishte nën urdhrat e Gurdiolas për dy vjet kur ishte në Barcelonë. /Periskopi



