Flet menaxheri i Feros: As me prek s’kanë mujt, ai grushton si Taysoni
Mbrëmë reperi Feronit Shabani i njohur në publik me nofkën “Fero” është përfshirë në një përleshje fizike gjatë performancës së tij në një klub nate në Mitrovicë. Nëpër videot e publikuara në media dhe në rrjetet sociale, reperi shihet duke u përleshur fizikisht me disa persona të tjerë. Por, për këtë rast është deklaruar menaxheri i tij Met Elshani.
Sipas, Elshanit, personat nuk kanë arritur ta grushtojnë Feron. Ai prononcohet kështu:
“Mos u gëzoni, se as me prekë s’kanë mujt, se e ka sigurimin e fortë, po ky, s’është djalë i ligë me ikë”, shkoi në instagram, menaxheri i Feros.




