Flet menaxheri i On Records: Mozzikun dhe Getinjon i bëmë të famshëm nga zeroja, ja çka i pret
Para pak minutash reperët Mozzik dhe Getinjo kanë lajmëruar nëpërmjet një postimi në Instagram largimin nga labeli ‘OnRecords’
Ata nuk kanë sqaruar se përsa po dalin nga ky grup vetëm se kanë treguar se karrierën e tyre si këngëtar do ta vazhojnë ani pse projektet e tyre muzikore u fshinë, shkruan lajmi.net
I kontaktuar nga lajmi.net për të marrë një prononcim në lidhje me largimin e vëllezërve nga labeli tek i cili nisën karrierën e tyre muzikore, tashmë ish menaxheri i tyre Mehmet Elshani ka thënë se ata janë larguar pa kurfar arsye dhe do të përballen me gjyq.
”Persona qe nga 0 i kem ber te famshem dhe qe kemi investuar ne ta me qindra mija euro kan vendos ne menyr te njeanshme pa kurfar arsye te largohen nga on records , por ju garantoj se keta dy persona kan nje super kontrat te nenshkruar me ket kompani ,sa qe do ta kuptojn dhe do ta ndjejn moralisht qe kan ber nje shkelje te madhe te marrveshjes ton , dhe dhe do te perballen me gjyqin e percaktuar ne ket kontrat. Ju garantoj se do jet nje shembull per te gjith artist mbar shqiptar se ky rast do jet vetdisimi i respektimit te marrveshjeve me kompanit nuk jan kto pazare investo ti ne mua qindra mija euro dhe tash u bera i famshem tung klm jo jo , por do ta kuptojn qe marrveshja duhet respektuar ne perpikshmeri ku ne ket rats ne kemi te gjitha te drejtat mbi imazhin dhe zerin Artistik te tyre dhe te gjitha te drejtat tjera mbi karrieren e tyre”, ka thënë ai për lajmi.net..



