Flet modeli spanjoll i cili është pjesë e klipit të Encës
Klipi i Encës po bën xhiro në rrjete sociale. Kanë kaluar disa orë që Enca Haxhia lansoi projektin e ri me tiull “Dua”, dhe ka arritur të komentohet shumë gjithandej.
Por, para se Enca të lansonte klipin, çfarë u përfol shumë ishte modeli spanjoll, Pierluigi Fracassi i cili është pjesë e klipit, ku shfaqet në skena të nxehta me Encën.
E ai ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram ku ka folur rreth klipit, dhe mbretëreshës Enca, siç e quan ai.
“Mund të duket thjesht si videoklip, por për mua është më shumë se kaq, është një kujtim i një kohë të mrekullueshme, e shpenzuar me njerëz fantastikë që gjithmonë do të mbeten në zemrën time. Falemindreit mbretëreshë Enca”- ka shkruar modeli spanjoll.




