Flet Mourinho pas ndeshjes, ja çfarë thotë ai për lojtarët e tij

Flet Mourinho pas ndeshjes, ja çfarë thotë ai për lojtarët e tij

Jose Mourinho e ka dhënë një deklaratë interesante pas ndeshjes.

Manchester United ka barazuar 1-1 në ndeshjen e dytë të Ligës së Evropës ndaj Celta Vigos, duke e siguruar kalimin në finale.

Megjithatë, trajneri i “Djajve të Kuq” e ka cilësuar këtë ndeshje si të luftuar nga futbollistët e tij edhe pse nuk ishte aq fenomenale.

“Nuk luajtëm një ndeshje fenomenale, por futbollistët luftuan dhe dhanë gjithçka që ata kishin për të dhënë”, tha Mourinho pas ndeshjes.

Mourinho foli edhe për mungesëm e Eric Bailly që nuk do të mund të paraqitet në finale pas kartonit të kuq.

“Bailly do të jetë një mungesë e madhe, pasi ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe nuk kemi shumë lojtar si Bailly” përfundoi Mourinho.

Ndryshe, United do të takohet në finale me Ajaxin, finale kjo që zhvillohet më 24 maj në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm

 

Shpërndaje në: