Flet për herë të parë kryetari i PDK pas dallavere me vota – Kjo është kërkesa e tij
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka kërkuar rinumërim të plotë të votave në të gjithë Kosovën, pas dallavereve që kanë ndodhur në disa vendvotime, shkruan Periskopi.
Postimi i plotë:
Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë.
Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.
Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar.
Vjedhjet e votave e çojnë Kosovën në rinumërim të plotë- Periskopi sjell detaje



