Flet policja më e bukur shqiptare: Në situata të sikletshme në punë unë qaj
Një foto e saja e postuar nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në urimin e 8 marsit, marrosi
shqiptarët dhe nuk ishin të paktë ata që e quajtën “Miss Policia Bashkiake”.
Ndaj dhe Disilva Muçopata ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show
Magazine”, ku ka folur për jetën e saj dhe punën si police bashkiake, përfshirë edhe
momentet e vështira.
“Kur prishim ndonjë shtëpi, kur jemi të detyruar të nxjerrim familjarët nga banesa. Është
situatë e sikletshme, unë e përjetoj, edhe qaj!”-është shprehur Disilva në studion e emisionit,
ku ka rrëfyer gjithashtu se ngacmimet e meshkujve edhe kur ajo është në detyrë nuk janë të
pakta.
“Pjesa e uniformës, ka ngacmime të ndryshme, të tipit: ‘O shefe do m’i vendosësh mua
prangat?’”-tregoi bukuroshja.
https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155297720466269/





