Flet serbi i Romës: “Do ta mundim Realin”

Flet serbi i Romës: “Do ta mundim Realin”

Aleksandar Kolarov beson se Roma duhet ta këtë posedimin për ta mposhtur Real Madridin “pasi që nëse ata kanë topin janë shumë të fortë”

Të dy skuadrat kanë nga nëntë pikë në grupin e tyre në Ligën e Kampionëve, por Roma janë pas tyre për shkak të rekordit kokë me kokë të humbjes së Romës 3-0 në Spanjë.

Ne gjithmonë ja dalim mirë në Olimpico në Ligën e Kampionëve”, ka theksuar Kolarov në një intervistë për Sky.

“Nëse ne mund ta mposhtim Real Madridin do të fitojmë besim në ligë. Në ndeshjen e parë ata ishin në një periudhë të mirë të sezonit dhe po luanin shumë mirë”.

“Tani, ata nuk janë duke luajtur mirë, por ne duhet të jemi më të mirë në posedimin e topit sepse nëse ata luajnë me top janë më të vërtetë të rrezikshëm. Ne duhet të jemi agresiv dhe të përkushtuar”.

“Ne kemi mungesë të konsistencës dhe mendoj që kjo është një arsye se kemi shumë të ri në skuadër”.

“Kjo ka të bëj me rritjen, ne veteranët duhet ti ndihmojmë ata dhe shpresojmë që nesër ne mund të luajmë një ndeshje të rëndësishme pasi që do të na jepte mundësinë që të ecim përpara”.

“Ne jemi katër pikë pas vendit të katër dhe objektiva e jonë është Liga e Kampionëve. Nëse ne vazhdojmë të humbasim ne nuk do ja dalim, por besojë se ne mund ta arrimë qëllimin tonë”.

 

Shpërndaje në: