Flet shoku i ekipit të Khabib: ”Premtova që do jepte llogari për fjalët e tij dhe e bëra”
Zubaira Tukhugov, një bashkëlojtar dhe bashkatdhetar i Khabib Nurmagomedov, ka rrezikuar të ardhmen e tij në UFC duke u mburrur që ka goditur Conor McGregor, në përplasjen që pasoi nga disfata e irlandezit në UFC 229.
McGregor u detyrua të dorëzohej nga Khabib në raundin e katërt të takimit që u mbajt në Las Vegas në natën e së shtunës, transmeton Periskopi.
Por fitorja e rusit u dëmtua nga skena të paqëndrueshme që pasuan, kur Khabib hyri në turmë për të sulmuar trajnerin e McGregor Dillon Danis – duke shkaktuar një rrahje masive.

Të dielën në mbrëmje, Khabib postoi një fotografi me shokët e tij në Instagram me titullin: ”Vetëm dashuri për këta djemë ‘të sëmurë’. #Brothers”.
Midis atyre në foto është Tukhugov, i cili më parë ishte mburrur në media që kishte goditur McGregor.
”E kam goditur atë siç kam premtuar. Kam premtuar se do ta bëj atë të përgjigjet për fjalët e tij dhe e bëra” raportohet të ketë thënë ai.
Ekipi i Khabib mori kritika të rënda pasi pamjet treguan se McGregor u godit nga përpara dhe nga prapa, ndërsa ai u rikthye në oktagon pas disfatës së tij./Periskopi/



