Deklarata e parë e Torresit pas lëndimit të mbrëmshëm
Në barazimin prej 1 me 1 të Atletico Madridit ndaj La Corunas, ish-sulmuesi i Liverpoolit nuk arriti ta përfundojë takimin pas kishte humbur vetëdijen pas përplasjes në minutën e 85 me një lojtar kundërshtar, transmeton Koha.net.
Lojtarët reaguan menjëherë dhe gjithashtu edhe stafi mjekësor i dha ndihmën e shpejtë dhe e dërgoi në spital.
Torres, pas këndelljes, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është më mirë dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.
“Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe për mesazhet inkurajuese. Ishte vetëm paksa frikësuese. Shpresoj të rikthehem shpejtë”, ka shkruar Torres
Flippant ce qui arrive à Torres. 😲😲😲😲😲😲 https://t.co/MGGjL5Cfn3
— Gou. (@Max_Gou) March 2, 2017



