Flet transferi më i ri i Guardiolas
Edhe pse asnjëri nga klubet nuk ka dhënë ndonjë koment zyrtar në lidhje me transferin, subjekti Ederson e ka bërë këtë.
“Jam shumë i lumtur! Përshtypjet e para janë shumë të mira”, ka thënë portieri 23 vjeçar për A Bola, pas kthimit në Lisbon të mërkuren mbrëma, transmeton Periskopi.

Prononcimi zyrtar pritet të ndodh shpejt, duke bërë që Ederson të jetë transferi i dytë i Cityt, pas Bernardo Silvas i cili u transferua nga Monaco për 43 milionë funta. /Periskopi/



