Flick konfirmon rikthimin e madh te Barcelona
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar rikthimin e Pedrit nga lëndimi për ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Alaves dhe se do të ketë gjithashtu kohë të konsiderueshme në fushë.
Pedri ka qenë mungesa e madhe e gjigantit katalunas në ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit, por ai do të rikthehet këtë fundjavë në La Liga.
“Ai patjetër do të ketë pak kohë loje kundër Alaves, por jo që nga fillimi. Do ta shohim. Ai mund të luajë edhe ato minuta në pjesën e dytë”, ka thënë trajneri gjerman.
Pedri trains with the group again! 💪 pic.twitter.com/XshIq9SWpv
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 27, 2025
23-vjeçari do të hyjë në fushë pas një muaji mungesë për shkak të një dëmtimi në kofshë, dhe rikthimi i tij do ta ndihmojë Barçën të rifitojë qëndrueshmërinë e saj, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Ai mund të rifillojë partneritetin e tij me Frenkie de Jong në zemër të mesfushës, duke rikthyer dyshen më të mirë të Barcelonës në këtë repart. /Periskopi/



