Flick mungon në “EL CLASICO”: Apeli i trajnerit katalanas u refuzua nga Federata Spanjolle

Flick mungon në “EL CLASICO”: Apeli i trajnerit katalanas u refuzua nga Federata Spanjolle

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, do të mungojë në ndeshjen e madhe Real Madrid-Barcelona, pasi apeli i klubit për anulimin e kartonit të kuq u refuzua nga Federata Spanjolle e Futbollit.

Flick u përjashtua nga fusha në fundjavë gjatë ndeshjes kundër Gironës, ku Barça arriti të fitojë me rezultatin 2-1.

Gjyqtari Gil Manzano dha 2 kartonë të verdhë për trajnerin Flick, pasi ky i fundit bëri sipas tij gjeste që shprehnin pakënaqësinë për gjykimin.

Për pasojë Barcelona apeloi vendimin, por një gjë e tillë u refuzua nga Federata Spanjolle.

“Është e përshtatshme të rrëzohet kërkesa për anulimin e ndëshkimit të dyfishtë që është objekt i kësaj ankese. Rrjedhimisht, vendoset të mbështeten pasojat disiplinore që rrjedhin nga përjashtimi i z. Hans-Dieter Flick, duke vazhduar me vendosjen e një pezullimi prej një ndeshjeje, siç parashikohet në nenin 120 të Kodit Disiplinor të RFEF”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Përveç pezullimit, Flick do të përballet edhe me një gjobë shtesë, sipas rregulloreve të Federatës.

Kjo mungesë pritet të jetë një goditje për Barcelonën, që kërkon të marrë një fitore të madhe ndaj rivalit të përjetshëm, Real Madridit, në “El Clasicon” e parë të këtij sezoni.

Shpërndaje në: