Florent Hadërgjonaj shënon supergol ndaj Basaksehirit
Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj është duke vazhduar me formën e shkëlqyer te Alaynspori.
31-vjeçari realizoi një supergol vollej për ta ngushtuar epërsinë, por që Basaksehiri i fitoi pikët e plota.
Pas një topi të kthyer, goditja e Hadërgjonaj ishte direkt në kënd për të mos i dhënë asnjë shans portierit për të reaguar.
Për më shumë shikoni golin:
Florent Hadergjonaj with the volley! 😍🇽🇰
— Kosovo Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) February 21, 2026
Ndërkohë, ky ishte goli i katërt për Hadërgjonajn në elitën e futbollit turk, kurse ka edhe katër asistime në proces.



