Florentino Perez me një përgjigje epike pas spekulimeve se Ronaldo mund të kalojë në Kinë

Florentino Perez me një përgjigje epike pas spekulimeve se Ronaldo mund të kalojë në Kinë

Trajneri i Guangzhou Evergrande, Luis Felipe Scolari ditë më parë kishte zbuluar se Cristiano Ronaldo e kishte pyetur atë se si është jeta në Kinë

Shumë futbollistë të njohur evropian po joshën nga ofertat e klubeve kineze, ndërsa së fundi dy emrat më të njohur që po përfolen për një kalim në Kinë janë Andres Iniesta dhe Cristiano Ronaldo, tranmeton Periskopi.

“Cristiano më kë pyetur më shumë se një herë se si është jeta në Kinë,” kishte thënë ditë më parë Scolari.
Pas kësaj deklarate shumë media dhanë lajmin se Ronaldo mund të largohet nga Reali për të shkuar në Kinë, por Florentino Perez ka dhënë një përgjigje epike.

“Nëse ju e keni një shok që jeton në Hong Kong, ju e pyetni atë se si është Hong Kongu, kjo është normale,” ka thënë Perez. /Periskopi/

Shpërndaje në: