Flori më këtë dedikim për Elvanen…

Flori më këtë dedikim për Elvanen…

Janë disa gjëra në jetë të cilat vdesin atëherë kur jeta përfundon më ty, përndryshe edhe në mos prezencën fizik ato të ndjekin pas kudo, shkruan Kosovarja.

Elvana vajza e cila u kualifikua në top dhjetëshe në talent show-n ‘Ethet e së Premtes’ por kjo nuk e penalizoj aspak vajzën me këmbëngulse. Ajo diti të menaxhoj vetën shumë më mirë se ata që fituan në finale të këtyre audicioneve.

Elvana Gjata filloj bashkëpunimin me këngëtarin dhe producentin Flori Mumajesin të cilët sjellën shumë këngë ku ato u shëndrronin në hite. Ata u shinin nga publiku një kombinim i duhur dhe u adhuronin nga një masë e madhe njerëzish. U përfol se në mes tyre kishte diçka, por kjo mbeti një e thënë që asnjëherë nuk u vërtetu.

Elvana një femër që ka ditur të kërkoj më të mirën nga vetja, një vajzë për t’i patur lakmi asnjëherë nuk i lejoj vetës që nëpërmjet skandaleve të ndërtoj karrierën e cila pa diskutim është njëra nga këngëtarët e kompletuara.

Elvana ëndrrën e saj po e vazhdon në Amerikë, miqësia, bashkëpunimet, hitet ajo që e solli këtu ku është mos vallë u harruan nga Elvana pse ndodhi kjo..? Si nga Flori por as edhe nga Elvana nuk u dha një sqarim se pse ata më nuk komunikojnë nuk flasin… pse kjo shkëputje ..?? Ata këtë pjesë e kanë mbyllur hermetikisht.

Por Flori me këtë këngë që pritet ta sjell dhe e ka titulluar’ Karma’ mos vallë do i dedikohet pikërisht bashkëpunëtores së dikurshme Elvanes, edhe pse do presim dhe shikojmë se si do jetë përmbajtja dhe historia brenda kësaj kënge. Edhe pse përmbajtja e kësaj fjale ‘Karma’ flet shumë. /Kosovarja/

Shpërndaje në: