Flori Mumajesi ka braktisur Shqipërinë, prej një kohe po jeton në Kosovë (Foto)
Prej një kohe ai është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale duke postuar shumë pak gjëra, e aq më pak fotografi të tij, shkruan lajmi.net.
Që nga koha kur publikoi këngën e tij me Shkurte Gashin, ai nuk ka mbajtur as koncerte dhe nuk ka publikuar asnjë projekt të ri muzikor.
Së fundmi ai ka publikuar një fotografi me mikun e tij Kledi Bahiti në një ambient të hapur, e në prapavijë shihet bora e fundit që ka rënë këto ditë në Kosovë.
Ajo që e bën edhe më bindëse tranferimin e tij në Kosovë janë disa komente nga miqtë e tij, në dy fotot e fundit të publikuara në Instagram.
Në fotografinë që ka publikuar Flori me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka komentuar Erolld Belegu duke shkruar “Ani tash që je bo Kosovar”.
E në anën tjeter edhe një komentues ka lënë komentin e tij duke thënë “Mirë se na vjen në lagje Flori”.
Se tashmë është banor i Kosovës, e bën edhe më dyshuese edhe këngëtarja Besa Kokëdhima e cila ka komentuar foton e Florit me Kledin me fjalët “Miss u dreqër” (Më mungoni), që tregon se ata ka kohë që nuk janë takuar.
Sipas këtyre informacioneve, nënkuptohet se Flori tashmë është banor i Kosovës. Se pse ka ndodhur një gjë e tillë, nuk dihet akoma./Lajmi.net.







