Florian Marku e lë pa frymë serbin Sladjan Dragisicin, e kryen ndeshjen në rundin e parë (Foto)
Florian Marku e ka mposhtur serbin Sladjan Dragisic
Në pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’ u zhvillua ndeshja e madhe e MMA ku fitues doli shqiptari Marku, shkruan Periskopi.
Florian Marku hyri me plisë në kokë dhe nën ritmet e këngës ‘Gjuha e Kampionit’ të kënduar nga Noizy.
Kikboksieri shqiptar e mposhti qysh në rundin e parë Sladjan Dragisicin të cilit ia dha disa goditje të forta me këmbë që ishin të papërballueshme për serbin.

Marku tani ka gjashtë fitore dhe të gjitha i ka me KO. /Periskopi/



