Floyd Mayweather i kërkon luftë McGregorit – revanshi po vjen

Floyd Mayweather i kërkon luftë McGregorit – revanshi po vjen

Situata ka filluar të ‘marrë flakë’ në sportet luftarake, pas fitores së McGregor kundër Cerrone.

Luftëtari irlandez i UFC ka mposhtur në orët e hershme të këtij mëngjesi Donald Cerronen, pas vetëm 40 sekondave luftë.

Pas këtij dueli spektakolar, një reagim ka ardhur nga legjenda e boksit, Floyd Mayweather, i cili më parë kishte mposhtur McGregorin në një duel boksi.

Ai tashmë i ka kërkuar një revansh irlandezit, dhe këtë e ka bërë përmes ‘Instagramit’.

“Le ta kemi këtë” ka shkruar Mayweather në një fotografi ku shihen ai dhe McGregor, ku ndër të tjerash shkruhet edhe Mayweather – McGregor 2, 2020.

Mbetet të shihet nëse një duel i tillë do të aranzhohet për muajt e ardhshëm të këtij viti. Amerikani duket se planifikon të nxerr dorezat nga sirtari. 

Shpërndaje në: