Flutura Kusari për skandalin në RTK: Turp për VV’në dhe turp për menaxhmentin e RTK’së

Flutura Kusari për skandalin në RTK: Turp për VV’në dhe turp për menaxhmentin e RTK’së

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka përfshirë në edicionin e tij qendror të lajmeve raportimin për projektin e ri muzikor të këngëtares Adelina Ismaili.

Kusari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje godet me një tjetër material propagandistik, raporton Periskopi.

“24 ore pas menyres skandaloze te raportimit per gjendjen buxhetore te RTK, VV godet me materialin tjeter propagandistik te nje niveli te ri. VV-ja sonte, nje nate para zgjedhjeve lokale ne Mitrovice, ne buletinin propagandistik qendror ne RTK i ka jape hapesire nje kenge te Adelines per veri. Kenga ka per qellim t’i tregoje puikut, permes pamjeve, te arriturat e VV-se ne veri.Fillomisht eshte paralajmeru ne lajme, hej ne lajmeeeee… kur eshte hera e fundit qe nje kenge eshte promovu ne lajme? Dhe pastaj eshte transmetu kenga e plote. Paramendoni, kenge me pamje propagandistike politike transmetohet ne prime time”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, për të bërë spotin propagandistik Adelinës ka pasur hapësirë kurse gazetarët e RTK-së nuk lejohen as të afrohen.

“Per te bere spotin politik propagandistik, Adelines i eshte japur qasje ne hapesire ku ata qe duhet te kene qasje, pra gazetaret, nuk lejohen as te afrohen. Kete e konfirmova me te pakten tre gazetare kredibile qe une iu besoj.VV-ja eshte duke e kerperdore pushtetin qe e ka duke e perdore transmetuesin publik si vegel per me ia shperla trurin publikut.Turp per VV-se dhe turp per menaxhmentin e RTK-se. Nderkohe, kryeministri Kurti dhe VV vazhdon te tallet me familjet e 700 punetoreve te RTK-se duke i lene pa paga”,ka shkruar Kusari.

Reagimi i plotë:

 

 

Ndodh edhe kjo, RTK në edicion qëndror të lajmeve jep lajmin për projektin muzikor të Adelina Ismailit, të realizuar në veri

Shpërndaje në: