Foda shpall listën, Kosova me mungesa të rëndësishme

Foda shpall listën, Kosova me mungesa të rëndësishme

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka shpallur të premten listën për ndeshjet e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026.

Te Kosova ka mungesa të rëndësishme.

Përzgjedhësi Foda nuk mund të llogarisë në kapitenin Amir Rrahmani e po ashtu në liderin e mesfushës, Leon Avdullahu.

Mungon edhe Muharrem Jashari.

Te Kosova është kthyer mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj e po ashtu edhe Vesel Demaku.
“Dardanët” të enjten e ardhshme luajnë në Bratislavë ndaj Sllovakisë. Ndërkohë më 31 mars në “Fadil Vokrri” luajnë me Turqinë apo Rumaninë.

Nëse fitohet ndeshja e 26 marsit me Sllovakinë, ndeshja e 31 marsit në Prishtinë do të jetë finale e plejofit për kualifikim në Botëror.

Shpërndaje në: