Fore me Lipjan: Më të fortën, e lëshon kryetari Imri Ahmeti
Kryetari i Lipjanit, z.Imri Ahmeti, i është bashkuar meme-reagimeve në Facebook lidhur me lokacionin e kamionit që bartte 400 kg kokainë e që u zu në Lipjan.
Z.Ahemti ka shpërndarë edhe disa fotografi ku shihet Lipjani katër stinor: pranverë, verë, vjeshtë e dimër. Fotografia me dimër, u bë meme në 24 orët e fundit, meqë shihet Lipjani në bardhësi.
Ahmeti shkruan:
Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë, por nuk është e lehtë të kalosh transit! ?
p.s
I përgëzoj Policinë dhe akterët e tjerë për këtë aksion.




