Forma është e përkohshme ndërsa klasi i përhershëm, Shweinsteiger realizon gol spektakular në MLS (Video)

Forma është e përkohshme ndërsa klasi i përhershëm, Shweinsteiger realizon gol spektakular në MLS (Video)

Bastian Schweinsteiger ka realizuar golin e vetëm për Chicago Fire në disfatën 2-1 nga Real Salt Lake

Ylli gjerman edicionin e kaluar iu bashkua skuadrës së Chicago Fire që bën gara në MLS, transmeton Periskopi.

Chicago u mposht me rezultat 2-1 nga Real Salt Lake, ndërsa Shweinstegier shënoi një gol spektakular nga distanca.

34-vjeçari realizoi golin nga më se 30 metra për të barazuar rezultatin në 1:1.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e bukur të realizuar nga ish-ylli i Bayern Munichut. /Periskopi/

Shpërndaje në: