Formacionet ideale të Barcelonës, bashkë me Coutinhon dhe Dembelen (Foto)

Formacionet ideale të Barcelonës, bashkë me Coutinhon dhe Dembelen (Foto)

Me blerjet e fundit që ka bërë Barcelona, kryesisht në mesfushë, të gjithë janë kureshtarë të kuptojnë se cila do jetë 11-sha e parë e trajnerit Ernesto Valverde.

Në fakt ekipin katalan e presin disa ndeshje mjaft të vështira, madje edhe ndoshta më të rëndësishmet e sezonit, në javët e ardhshme. Duke filluar me Chelsea-n në Ligën e Kampionëve, e deri te disa përballje vendimtare për titullin e La Liga në xhirot e radhës

Pikëpyetja edhe për trajnerin e Barcelonës, është se cilën 11-she do të përzgjedh, marrë parasysh se në mesfushë përveç lojtarëve që i ka pasur në dispozicion, tani në kombinim janë futur edhe i rikthyeri nga lëndimi, Ousmane Dembele dhe transferi i Janarit, Philippe Coutinho.

Pra, vendimet Valverde duhet t’i marrë në mesfushë se cilin kombinim do ta përzgjedh, pasi që katërshja e mbrojtjes dhe dyshja e sulmit, janë pothuajse lojtarë që shumë rrallë ndryshohen.

Më poshtë, mund t’i shihni katër opsionet që Valverde mund t’i ketë në mesfushë.

1.Në opsionin e parë, mungon Andres Iniesta (edhe pse vështirë të mendohet mesfusha e Barçës pa të) dhe Paulinho. Kurse, siç shihet ajo përbëhet nga: Rakitic, Busquets, Coutinho dhe Dembele.

2.Në të dytin opsion, mungojnë dy blerjet më të mëdha të kohëve të fundit, Coutinho dhe Dembele, derisa katërshja në mesfushë do të mund të jetë: Rakitic, Busquets, Iniesta dhe Paulinho.

3.Në opsionin e tretë, jashtë do të mbetej Dembele (i cili ishte për një kohë ashtu kështu i lënduar) dhe braziliani Paulinho. Pra, do të kishim një katërshe kësi soji: Rakitic, Buquets, Iniesta dhe Coutinho.

4.Opsioni i fundit, ai i katërt do të përbëhej nga tri blerjet kryesore të sezonit të fundit, Paulinho, Dembele e Coutinho dhe o katërti do të ishte Sergio Busquets. Kurse, jashtë do të ngeleshin Ivan Rakitic dhe Iniesta.

Shpërndaje në: