Formacionet zyrtare, Arsenal – Real Madrid: Ancelotti nuk ndryshon, totalisht sulmues
Arsenali pret ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër 15-herë fituesit Real Madridit të martën mbrëma.
Topçinjtë kanë impresionuar në Evropë deri në këtë pikë, duke përfunduar në vendin e tretë në tabelën e fazës së ligës përpara se të mposhtnin PSV Eindhoven me rezultat të përgjithshëm 9-3 në raundin e 16-të.
Në anën tjetër, Real Madridit iu desh të luante në play-off me Manchester Cityn për të kaluar në 16-shen e fundit, ku mposhtën rivalët lokal Atletico Madridin me penallti, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
🌱 ¡El escenario de esta noche! 🌱 pic.twitter.com/b9fiK6qFfZ
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 8, 2025
Mikel Arteta për këtë ndeshje do të jetë pa lojtarë si Kai Havertz, Gabriel Jesus, por edhe mbrojtësit Riccardo Calfiori dhe Gabriel.
Arsenal: Raya, Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly, Partey, Rice, Odegaard, Saka, Martinelli, Merino.
🔴 𝗧𝗘𝗔𝗠𝙉𝙀𝙒𝙎 ⚪️
🧱 Kiwior partners Saliba
⚓️ Rice in the middle
🔙 Saka returns to the starting XILet’s make it happen, Gunners 👊
— Arsenal (@Arsenal) April 8, 2025
Në anën tjetër, Carlo Ancelotti i beson treshes Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Rodrygo.
Real Madrid: Courtois; Valverde, Asencio, Rüdiger, Alaba; Camavinga, Modric, Bellingham; Rodrygo, Vinicius, Mbappe.
📋✅ ¡Nuestro XI inicial!
🆚 @Arsenal pic.twitter.com/qIsTYbaDS1— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 8, 2025



