Formacionet zyrtare: Pakësohet numri i shqiptarëve në formacionin e Zvicrës
Zvicra është nikoqir i Belgjikës për ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Nga tri ndeshje të zhvilluara, Helvetikët i kanë fituar dy dhe një e kanë humbur, ashtu që mbajnë vendin e dytë në grup me gjashtë pikë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e ‘Djajve të Kuq’ ka regjistruar tri fitore në po aq ndeshje dhe është në krye të grupit me nëntë.
Në përballjen e parë mes këtyre dy skuadrave, Belgjika ka fituar me rezultat 2-1.
Trajnerët Vladimir Petkovic dhe Roberto Martinez i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje, me Zvicrën që ka vetëm dy shqiptarë në formacion./Periskopi/




