Formacionet zyrtare: PSG-Barcelona
Këto dy skuadra janë përballur edhe më herët në histori të Ligës së Kampionëve, në vitin 2013 dhe 2015.
Që të dy përballjet i ka fituar skuadra spanjolle dhe të dyjat ishin në fazën e qerekfinaleve.
Skuadra franceze tashmë udhëhiqet nga trajneri spanjoll, Unai Emery, i cili njeh mjaft mirë lojën e katalunasve.

Emery do të duhet të luajë pa kapitenin e skuadrës, mbrojtësin brazilian Thiago Silva, i cili mungon shkaku i lëndimit.
Për Barcelonën do të mungojë mesfushori kroat, Ivan Rakitic.
Takimi fillon nga ora 20:45. /Periskopi/
Këto janë formacionet zyrtare:
PSG: Trapp; Munier, Marquinhos, Kimpembe, Maxwell; Verratti, Rabiot, Matuidi; Di Maria, Cavani, Draxler
Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Alba; Gomes, Busquets, Iniesta; Messi, Luis Suárez, Neymar.



