Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në miqësoren me Jordaninë
Kombëtarja shqiptare është nikoqir i Jordanisë në ”Elbasan Arena”, teksa katër ditë më vonë, udhëton drejt Izraelit.
Kjo miqësore do të shërbejë për Christian Panuccin për t’i kontrolluar lojtarët e tij para ndeshjeve vendimtare në Ligën e Kombeve.

Sistemi që Panucci do të përdorë sonte pritet të jetë, 4-3-3. Në portë, Strakosha ose Berisha mund të startojnë derisa në krahët e mbrojtjes do të luajnë Hysaj dhe Binaku, shkruan Periskopi.
Mërgim Mavraj dhe Berat Gjimshiti përbëjnë qendrën e mbrojtjes së Shqipërisë.
Në qendër të mesfushës priten të luajnë Migjen Basha, Ylber Ramadani e Taulant Xhaka teksa në pozitat më ofanzive priten të luajnë Uzuni dhe Gavazaj/Memushaj.

Në sulm, i vetëm pritet të startojë Rei Manaja, pas formës së mirë që po kalon te Albacete./Periskopi/



