Formacioni më i mirë i Premier Ligës deri në këtë pjesë të sezonit
Kemi arritur në fazën e gjysmë ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligë.
Liverpool është duke kryesuar tabelën, me gjashtë pikë diferencë nga vendi i dytë Tottenham, përcjell Periskopi.

Huddersfield gjendet në pozitën e fundit në tabelë, me gjashtë ekipet tjera që rrezikojnë rënien nga liga këtë sezon.
BleacherReport ka përgatitur formacionin më të mirë të gjysmë sezonit të Premier Ligës, duke marrë si kriter lojtarët që kanë luajtur mbi 75% të ndeshjeve.
Ky është formacioni sipas këtij portali anglez:
Formacioni (4-2-3-1):
Lukasz Fabianski:
Matt Doherty, Aymeric Laporte, Virgil van Dijk, Andy Robertson:
Lucas Torreira, Fernandinho:
Raheem Sterling, Mohamed Salah, Eden Hazard:
Harry Kane. /Periskopi



