Formacioni më i shtrenjtë në histori të futbollit (Foto)
Alisson dje iu bashkua Liverpoolit për shumën prej 75 milionë euro dhe kështu u bë portieri më i shtrenjtë në histori
Shumë transferime të futbollistëve ndodhin për shuma interesante gjatë afateve kalimtare, transmeton Periskopi.
Në formacionin me lojtarët më të shtrenjtë në histori dominojnë futbollistët e Manchester Cityt.
Alisson është në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Van Dijk, Laporte, Mendy dhe ëalker.
Në mesfushë është De Bruyne dhe Pogba, ndërsa lojtarët me tipare sulmuese janë Mbappe, Coutinho dhe Dembele.
Në sulm është Neymar, i cili verën e kaluar u transferua nga Barcelona te PSG për shuëmn prej 222 milionë euro.
Në foton e mëposhtme e keni formacionin më të shtrenjtë në histori të futbollit, valuta e përdorur është ne funte dhe jo në euro. /Periskopi/




