Formimi i Qeverisë, VV thotë se do të vazhdojnë takimet me NISMA-n: Me PDK assesi, LDK na refuzoi

Formimi i Qeverisë, VV thotë se do të vazhdojnë takimet me NISMA-n: Me PDK assesi, LDK na refuzoi

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu gjatë një konference për medie e ka quajtur “absurde” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e punës së deputetëve deri në një afat, shkruan Periskopi.

Tutje Haxhiu ndryshe nga Mimoza Kusari që po kërkon zgjedhje të reja, tha se ende mbesin të hapur për akime me NISMA-n apo ndonjë deputet tjetër që siç thotë të bëhen pjesë e qeverisjes Kurti3.

“Ne kemi pasur në plan të vazhdojmë me procedurat për zgjedhjen e qeverisë, për neve është absurde që Gjyakta Kushtetuese ka pezulluar punën e 120 deutetëve të Kuvendit dhe meqenëse ne kemi një masë që ndalon cfarëdo veprimi ne do flasim për këtë cështje kur t’i vie radha. Ne kemi bërë të hapur se kë kemi parë si partner. Me PDK asesi, me LDK kemi pas përpjekej po në anën tjetër jemi refuzuar. Negociatat apo takimet do të vazhdojnë me NISMA-n apo me ndonjë deputet tjetër që është I interesuar në bashkëqeverisje me qeverinë Kurti3”, tha Haxhiu në konferencë.

Shpërndaje në: