Fosu-Mensah vazhdon kontratën me United
18-vjeçari është te Djajtë e Kuq që nga viti 2014, ndërsa ka luajtur për të rinjtë dhe ekipin U-21, para se t’i jepej shansi për të debutuar në Ligën Premier kundër Arsenalit në sezonin e kaluar.
“Jam i gëzuar që e kam nënshkruar kontratën e re këtu te Manchester Unitedi”.
“E kam shijuar secilën minutë qëkur i jam bashkuar këtij klubi të madh dhe do të vazhdoj progresin që mendoj se e kam bërë deri më tani”, ka deklaruar mesfushori.
Deri më tani, ai ka regjistruar 12 paraqitje për ekipin kryesor të Unitedit. /Periskopi.com



