Foto e rrallë e martesës së Gilit me Ilir Beranin
Ndonëse nuk i pamë bashkë në skenë, prapë se prapë ata punuan bashkë për të sjellë projekte të mira. Këngëtarja Gili po thuajse që nga fillimi i karrierës ka kënduar këngët punuar nga bashkëshorti i saj Ilir Berani, shkruan rtv21.tv
Por përveç në muzikë, Gili dhe Ilir Berani fillimisht ishin shokë banke, e pastaj u bënë edhe shokë jete. Megjithatë gjeneratat e reja do të ishin kuriozë të shohin se si dukej Gili dhe Iliri në ditën më të veçantë të tyre, kur u martuan.
Këngëtarja si duket sot ka ndjerë nostalgji pasi që në Instagram ka publikuar një fotografi gjatë ditës së dasmës. Gili si zakonisht duket e veçantë me flokët e stilit të Merlin Monoros. Gili dhe Iliri u martuan në vitin 1990 dhe janë prindër të dy djemve, Roberit dhe Redonit.




