Foto e rrallë e Qumilit kur ishte i ri
Humoristi Sevdai Radogoshi që në publik njihet më shumë si “Qumili”, sonte ka befasuar të gjithë ndjekësit e tij në instagram me një foto nga rinia, shkruan “Kosovarja”.
Foto deri më tani nuk ka qenë e publikuar asnjëherë, por edhe Sevdaiu si shumë artistë të tjerë që kanë bërë një moshë të caktuar, ndjen nostalgji për ditët e rinisë.
Në foto shihet një mashkull i pashëm dhe shumë më ndryshe sesa Sevdaiu i tanishëm. Epo, nuk e thonë kotë “rinia pjesa më e mirë e jetës”, apo jo?
Po të mos e kishte publikuar vet “Qumili” këtë foto, askush nuk do besonte se është ai.




