Foto e rrallë: Ja si dukej ‘Gylsereni’ nuse në jetën reale
E keni parë nuse në serialin ‘Fate të kryqëzuara’, është bërë dhjetra herë nuse në serialet që ka luajtur, por nuse në jetën reale Nurgul Yesilçay nuk e keni parë.
Së fundmi është publikuar një foto e vjetër e vitit 2004 ku aktorja shfaqet me vellon e bardhë në martesën me aktorin Cem Ozer me të cilin u nda në 2010-ën.
Në këtë foto aktorja 41-vjeçare duket shumë ndryshe nga sa fansat janë mësuar ta shohin.
Kujtojmë që Nurgul u bë e famshme në Shqipëri me rolin e “Gylseren” me serialin “Fate të kryqëzuara”.




