Foto e rrallë nga lidhja e hershme Shyhretes e Lulit

Foto e rrallë nga lidhja e hershme Shyhretes e Lulit

Çdo imazh i tyre, është shembull i një dashurie kaq të pastër, e cila nuk shuhet as tani kur kanë kaluar kaq vite prej kurorëzimit të tyre me martesë.
Të tillë janë Shyhretja e Luli, çifti që kemi rastin t’i shohim thuajse në çdo paraqitje të tyre të përbashkët, teksa rrezatojnë plot pozitivitet e harmoni mes tyre, shkruan Kosovarja.

Këngëtarja, që nga daljet e para skenike është shquar për ëmblësinë që diti ta transmetojë deri tek audienca, gjë që me fanatizëm të madh e ruan edhe sot.

Meqë imazhet e mëhershme, ishin të pamundura të realizoheshin me formatin e njëjtë siç është e mundur sot, çdo imazh ruhet me aq dashuri dhe nostalgji, e njëherit edhe zgjon kureshtje.

Nuk kemi dyshim se i tillë duhet të jetë edhe ky i çiftit të njohur, të cilin Kosovarja e sjell për ju.

Të ri, të buzëqeshur si përherë, Shyhretja e Luli, shfaqin ngrohtësi nga dashuria e tyre që në fillimet e para, e në sy bie edhe veshja plot stil, diçka që për atë periudhë ishte e jashtëzakonshme.

Bile, vlen të përmendet se këngëtarja e dashur, në shumë intervista, e pyetur për Lulin, në formë shakaje është shprehur se ishte pikërisht stili unik i bashkëshortit që e bëri ta pëlqente pamasë.

Shpërndaje në: