Fotografi nga vendi i ngjarjes ku u gjet një person i vdekur në Pejë (Foto +16)
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili tha se bëhet fjalë për një person të lindur në vitin 1952.
Sipas Ibrajt, ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij dhe për këtë është duke u marrë Mjeksia Ligjore.
“Policia është informuar prej një dëshmitari i cili ka vërejtur një person të shtrirë menjëherë dhe njësiti policor ka ndërmarr hapa të nevojshme. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij dhe për momentin nuk dihet shkak i vdekjes së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse dhe trupi i pajetë është tërhequr nga njësiti i Mjekësisë Ligjore me urdhër të prokurorit është dërguar në ekzaminim. Rasti është nën hetim”, tha Ibraj./Indeksonline/





