Fotografi të jashtëzakonshme të fisit në Afrikë që kanë një stil të çuditshëm të flokëve
Këto fotografi të mrekullueshme tregojnë modelin e flokëve interesante nga fiset në zonën rurale të Angolës.
Imazhet u morën nga fotografi Tariq Zaidi ndërsa udhëtonte për në Afrikën jugore në kërkim të ‘fiseve të humbura’, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Në kërkimin e tij ai kapi mënyrën e jetesës dhe zakonet e njerëzve që jetojnë në këto komunitete të izoluara rurale.
Tipari më i shquar i këtyre fiseve të jashtëzakonshme është kësula ku përfaqëson statusin brenda grupeve të tyre.
Gratë janë krenare për stilin e flokëve dhe rrobave të tyre tradicionale dhe janë më të prirura se burrat për zbatuar zakonet e tyre të lashta.
Zhvillimi i shpejtë i Angolës me naftë ka ngritur shqetësimet se komunitetet e saj të izoluara fisnore janë në rrezik.
Fiset e ndryshme dhe grupet etnike priren të grumbullohen në zona të caktuara të vendit, secila me zakonet, gjuhën dhe historinë e tyre.
Ka më shumë se 90 grupe të ndryshme etnike në Angolë, që kufizojnë Namibinë dhe Botsvanën në jug, Zambia në lindje dhe Republika Demokratike e Kongos në Veri.
Ndër komunitetet e paraqitura në fotografi janë fiset Himba, Mëila, Mucuroca dhe Mucuis./Periskopi/





















