Fotografi të rralla: Si dukej Adelina kohë më parë

Fotografi të rralla: Si dukej Adelina kohë më parë

Këngëtarja Adelina Thaçi, dikur e njohur si vajza e Cimes, e që më pas krijoi identitetin e saj artistik, ka qenë e angazhuar në muzikë që në moshë të re dhe që në fillim e ka dëshmuar fuqishëm vetën dhe talentin e saj.

Ajo cilësohet si një ndër zërat më të mirë të muzikës sonë, shkruan “Kosovarja”. Adelina është e shkolluar për muzikë dhe është pedagoge muzike. Vite më parë ajo ka qenë shumë më prodhuese edhe si këngëtare, por jo më.

Ka kohë që aktiviteti i Adelinës në këtë drejtim është stopuar. Këngëtarja e shumë hiteve dhe pjesëmarrjeve në festivale, e çmimeve dhe duartrokitjeve, tani po rri larg skenës, me gjasë për t’ju përkushtuar sa më shumë jetës familjare, shkruan “Kosovarja”.

Adelina është e martuar me Bardhyl Metën, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë, gjë për të cilën ka folur publikisht edhe vetë këngëtarja e njohur.

Shpërndaje në: