Fotografia e pabesueshme që parashkroi fatin e Harry Kane më 2005

Fotografia e pabesueshme që parashkroi fatin e Harry Kane më 2005

Kur 11 vjeçari Harry Kane doli në këtë foto që po e shihni më poshtë, me David Beckhamin dhe vajzën në fjalë, nuk ia kishte idenë se në fakt ishte përkrah njeriut që do ta pasonte si kapiten të Anglisë, dhe vajzës që do ta martonte, shkruan Periskopi. 

Fotografia në fjalë është bërë në vitin 2005, kur David Beckham luante për Real Madridin dhe ishte kapiten i Kombëtares së Anglisë. Në atë kohë, Kane ishte në Beckham Academy, e cila i mblidhte fëmijët e talentuar të Greenwichit.

Vajza në fjalë, gruaja e tanishme e Kane-it, Kate Goodland ishte dymbëdhjet vjeçare. Ajo është bërë më vonë trajnere e fitnesit.

Ndërkohë, siç mund ta vëreni në artikull, Harry Kane ishte shumë i trashë në fëmijërinë e tij. Kjo kishte bërë që ai të refuzohej nga skuadra e madhe londineze Arsenal. Nga mosha 10 vjeçare, Kane kishte qenë pjesë e akademisë së Tottenham Hotspur, në të cilën kishte qenë edhe David Beckham./Periskopi

Shpërndaje në: