Fotografia që tregon se Mo Salah nuk ka më dhimbje në krah

Fotografia që tregon se Mo Salah nuk ka më dhimbje në krah

Ylli i skuadrës së Liverpoolit në futboll, Mohamed Salal në finalen e Ligës së Kampionëve kishte pësuar një lëndim të rëndë në krah, gjë që bëri që të mos vazhdojë gjithë lojën.

Dhe, ka shumë spekulime nga dashamirësit e futbollit se mungesa e tij në lojën 90 minutëshe, bëri që skuadra angleze të humbasë ndaj mbretërve të Real Madrid.

Rreth lëndimit të Salah, ka pasur shumë supozime si tërheqja e klavikulës së krahut, thyerja apo tronditja psikike, shkruan Periskopi.

Megjithatë, sipas një foto që ka publikuar vet Salah në profilin e tij Facebook, tregon se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky lajm për ekipin e tij kombëtar, atë të Egjipit është i jashtëzakonshëm, për faktin se ditët e Kampionatit Botëror po ofrojnë dhe aktivizimi i tij është i domosdoshëm./Periskopi/

Shpërndaje në: