Fotografitë që tregojnë ‘inekzistencën’ e CR7 në El Clasico, Ter Stegen kompletoi më shumë pasime se portugezi (Foto)
Paraqitja e yllit portugez, Cristiano Ronaldo në El Clasico është kritikuar shumë.
Mbrëmë (e diel) u luajt El Clasico në Santiago Bernabeu, ku fitore fituan Barcelona ndaj Real Madridit me rezultat 3-2.
Për dallim nga Lionel Messi, i cili shkëlqeu me dy gola, ku njëri nga ta erdhi në minutat shtesë dhe vendosi fitore, Ronaldo ishte nën hije apo nën nivelin e pritur, përcjell Telegrafi.
Paraqitja në ndeshje dhe reagimet e portugezit ndaj bashkëlojtarëve janë kritikuar shumë nga gjitha mediat e huaja.
Megjithatë, për t’i vënë vulë paraqitjes së tij të tmerrshme e tregojnë edhe disa fotografi, ku shihet se Ronaldo gjatë gjithë ndeshje kompletoi më pak pasime se portieri i Barçës, Marc Andre Ter Stegen.

Grafika ku tregon 22 pasimet e kompletuara të Ter Stegenit
Për 90 minuta lojë, ylli portugez kompletoi vetëm 14 pasime apo tetë më pak se portieri gjerman që gjatë gjithë ndeshjes bëri 22 pasime të kompletuara.

Grafika me vetëm 14 pasimet e sakta të Ronaldos!



