Fotoja para xhamisë përçan tifozët e ekipit kosovar
Rrjetet sociale vazhdojnë të mbeten të preferurat për popullin tonë, ku diskutojnë shumë çështje për tema të ndryshme.
Njëri ndër to është edhe postimi i klubit nga Theranda, Ballkani, që ka postuar një foto para xhamisë të premten, përcjell Periskopi.
Ballkani gjendet aktualisht në Durrës për fazën e parë përgatitore për sezonin pranveror, por të premten një postim i tyre në faqen zyrtare në Facebook shkaktoi përçarje të mëdha te tifozët.
Disa nga tifozët, në komentet e tyre kërkojnë nga klubi që të distancohet nga fotoja, gjë që nuk ka ndodhë deri më tani.
Mirëpo në postimin e ‘Portokallinjve’ nuk kanë reaguar vetëm tifozët vendas, por edhe tifozë nga viset e tjera të Kosovës dhe më gjerë. Disa duke i lavdëruar, e disa duke i kërkuar që mos të përziejnë futbollin me fenë.
Ndërkohë statuti i Federatës së Futbollit të Kosovës rreth çështjes së religjionit thotë: ”FFK-ja është neutrale në çështjet e politikës, fesë dhe ndalon çdo formë të diskriminimit politik, fetar, gjinor, etnik ose racial”. /Periskopi



