Fotot e Tokës nga perspektiva e Hënës – si ishte më 1968 dhe si është tani
NASA ka publikuar fotot e para nga fluturimi historik i ekuipazhit të Artemis II pranë Hënës, përfshirë një imazh mahnitës të Tokës.
Fotoja tregon pamjen e ekuipazhit të një “Earthset” ndërsa planeti zhduket përtej horizontit hënor dhe astronautët vazhdojnë drejt anës së largët të Hënës, raporton ABC News.

Fotoja ka një ngjashmëri të fortë me “Earthrise”, një fotografi e bërë në vitin 1968 nga orbita hënore nga astronauti William Anders gjatë misionit Apollo 8, i cili ishte misioni i parë me ekuipazh që arriti në Hënë.




