Franca i del kundër Facebook-ut: Do ta bllokojmë valutën tuaj

Franca i del kundër Facebook-ut: Do ta bllokojmë valutën tuaj

Franca ka thënë se do të bllokojë zhvillimin e kriptovalutës së Facebook-ut të quajtur Libra për shkak se përbën krëcënim ndaj “sovranitetit monetar”.

Në hapje të konferencës së Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) mbi kriptovalutat, ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire tha: “Dua të jem krejt e qartë: Në këto kushte, nuk mund të autorizojmë zhvillimin e Libras në tokën evropiane.”

Kriptovaluta e Facebook-ut Libra ishte njoftuar më herët gjatë këtij viti dhe pritet të lançohet diku në vitin 2020, shkruan Indepdent, përkthen Periskopi.

Pavarësisht ngjashmërive të caktuara teknologjike me bitcoinin, krijuesit e Libras shpesojnë se është një infrastrukturë më e centralizuar dhe që do t’iu mundësojë të bëhen valutë globale që mund të rivalizojë dollarin amerikan.

Është i dizajnuar për t’iu mundësuar njerëzve që të bëjnë pagesa në aplikacionet e Facebook-ut, përfshirë WhatsApp dhe Messenger, që shfrytëzohen nga miliarda njerëz në botë. /Periskopi

Shpërndaje në: