Franca premton vazhdimin e përkrahjes për Kosovën
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës, Maryse Daviet, njofton kumtesa kryeministrore, transmeton Koha.net.
Duke folur për ato që kumtesa i quan të arritura në Kosovë, kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadoren Daviet për përkrahjen e Francës dhe mbështetjen e saj personale për progresin e deritashëm.
Mustafa, po ashtu, shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Francën, si partner i madh evropian i Republikës së Kosovës.
Ambasadorja e deritashme e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar, duke theksuar përkrahjen e mëtejme për Kosovën.



